Akuzat e rënda, kërkohet nisja e hetimeve ndaj PDK-së

  • 14 tetor 2019 - 07:35
Akuzat e rënda, kërkohet nisja e hetimeve ndaj PDK-së

“Gjithsesi që drejtësia do të duhej të merret me rastet e tilla sepse tani më po shihet ashiqare që ka tendenca të zbulohet blerja kriminale e votës përmes fondeve të pista, të grumbulluara me krim e korrupsion. Ky është një shembull tipik që tregon se në PDK interesat klanore janë mbi ato të partisë”, tha Hertica për “Kosova Sot Online”.

Hapja e debatit dhe akuzave brenda PDK-së, se nga grupe të ngushta interesi ka pasur lobime kundër njëri tjetrit dhe janë blerë votat nga qytetarët me para të gatshme e me shërbime te tjera, po cilësohet si skandal i madh politik nga njohës të zhvillimeve politike në vend.

Image
Ali Hertica

Analisti politik, Ali Hertica duke përcjellë këto debate të fundit, e sidomos denoncimin publik të Blerim Latifit, i cili ishte kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovë dhe njeri më i afërt dhe servil i liderit politik të PDK-së, Kadri Veseli thotë se denoncimi i tij vetëm sa i hedh një hije të keqe procesit zgjedhor dhe imazhit të PDK-së.

“Gjithsesi që drejtësia do të duhej të merret me rastet e tilla sepse tani më po shihet ashiqare që ka tendenca të zbulohet blerja kriminale e votës përmes fondeve të pista, të grumbulluara me krim e korrupsion. Ky është një shembull tipik që tregon se në PDK interesat klanore janë mbi ato të partisë”, tha Hertica për “Kosova Sot Online”.

Hertica thotë se edhe kjo deklaratë akuzuese e Blerim Latifit, tregon se mbijetesa në politikë e PDK-së, është ndërtuar në blerjen e votës, por që në këto zgjedhje qytetari e ka refuzuar edhe këtë ofertë kriminale, dhe e ka ndëshkuar partinë që ka keq qeverisur me dekada.

“Duke u nisur nga kjo deklaratë e tij, mundë të konstatojmë pa asnjë dilemë se në subjektin e tij politik, në PDK, paska qenë kaherë e instaluar praktika kriminale dhe korruptive e blerjes së votave. Derisa këtë gjë e thotë dhe e pohon hapur zyrtari i lartë i PDK-së, unë nuk e di se çfarë pret dhe çfarë kërkon tjetër si dëshmi Prokuroria e shtetit që nuk fillon hetimet sepse ai po thotë që e di dhe i ka informacionet e plota. Nëse me të vërtetë nuk vepron drejtësia në këtë rast të denoncimit skandaloz, atëherë le të themi që politika ka shkelur me të dyja këmbët edhe në sistemin e drejtësisë, edhe mbi prokurori dhe mbi gjykata”, përfundoi Hertica për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)