E mbijetuara e dhunës seksuale dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale

  • 14 tetor 2019 - 11:24
E mbijetuara e dhunës seksuale dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale

Me mbështetjen e QKRMT-së, e mbijetuara e dhunës seksuale Shyhrete Tahiri – Sylejmani dorëzoi kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ajo foli publikisht para mediave, deri sa kërkoi drejtësi për të dhe të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Image

“Sot jam këtu me nda me juve dhimbjen që kam në shpirt. Përfaqësoj nanat, vllaznit e bijat, që e kam at dhimtë si unë dhe t’u jap kurajo dhe atyre si une sot, e që nuk ështe e lehtë aspak, me nda dhimbje të shpirtit që thehen zemrat. Jam me lyp drejtësinë time dhe ju kisha falenderu juve për përkrahjen”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)