Lista Srpska ankohet se zarfet që erdhën nga Serbia ishin të pambrojtura

  • 14 October 2019 - 11:53
Lista Srpska ankohet se zarfet që erdhën nga Serbia ishin të pambrojtura

Nënkryetari i Listës Serbe, Sërxhan Popoviq tha sot se fletëvotimet nga Serbia ishin të pambrojtura dhe të diskutueshme pasi sipas tij anëtarët e KQZ-së nga kjo parti u larguan nga vendi ku po numërohen ato.

“Sipas informacionit të fundit që kemi, në vendin ku janë fletëvotimet, nuk ka njerëzit tanë që mund të sigurojnë numërimin e duhur’, tha ai për RTS.

Ky reagim erdhi pas kundërmimit dhe alergjisë që shkaktuan votat e ardhura nga Serbia te zyrtarët e numërimit të dielën.

(Kosova Sot Online)