Aksident tragjik, makina bie nga ura, humb jetën i riu shqiptar në Amerikë

  • 14 October 2019 - 13:01
Aksident tragjik, makina bie nga ura, humb jetën i riu shqiptar në Amerikë

Policia në Orangetown, New York janë duke hetuar një përplasje makine që imori jetën e një 18-vjeçari, nxënës në shkollën e mesme “Pearl River”.

Nuk dihet ende për momentin gjendja e dy udhëtarëve të tjerë në makinë.
I riu që ka humbur jetën ka qenë shqiptaro-amerikani Altin Nezaj.

Emri i të ndjerit u bë i njohur për publikun nga një mesazh i shkollës ku mësonte.
Altini ishte edhe anëtar i ekipit të futbollit të shkollës që do të mbajë sonte zi, duke ndezur qirinj në kujtim të tij, raporton gazeta shqiptare në Amerikë Illyria press.
Sipas të dhënave të para, makina ka rënë nga një mbikalim shumë i lartë, në Route 304, dhe ka rënë përmbys mbi shinat e trenit, poshtë ku ka marrë flakë, në komunën e njohur si Pearl River.

(Kosova Sot Online)