Amerikani eci mbi 480 kilometra për të bërë seks me një vajzë 14 vjeçe

  • 14 October 2019 - 15:24
Amerikani eci mbi 480 kilometra për të bërë seks me një vajzë 14 vjeçe

Prokurorët amerikanë kanë thënë në gjykatë se një person i dyshuar ka ecur në këmbë për më shumë se 480 kilometra, nga Indianapolis në Wisconsin, për të kryer marrëdhënie intime me dikë që ai besonte se është një vajzë 14 vjeçe, me të cilën kishte zhvilluar bisedë në Facebook.

Megjithatë, burri 32 vjeç, i quajtur Tommy Lee Jenkins, nuk e dinte se kishte biseduar me nënkomandantin e policisë, i cili punonte në Task-forcën Kundër Krimeve ndaj Fëmijëve, thuhet në deklaratën e Zyrës së Prokurorit në Wisconsin.

Ai akuzohet se e ka përdorur një kompjuter për ta bindur një person të moshës së mitur që të bëhet pjesë e aktit seksual ilegal dhe, nëse shpallet fajtor, mund të dënohet maksimalisht me dhjetë vjet burgim.

“Vendi ynë përballet me epidemi të abuzimit seksual të fëmijëve. Interneti po e bën shumë të lehtë komunikimin mes sulmuesve dhe fëmijëve në mbarë vendin”, tha përmes një deklarate prokurori Matthew D. Kryeger.

“Departamenti i Drejtësisë është i përkushtuar të punojë me agjencitë lokale dhe qëndrore të sundimit të ligjit për t’i ndjekur me ashpërsi personat që bëjnë këso shkeljesh”, shtoi ai.

Zyrtari i sundimit të ligjit në internet ishte paraqitur si vajzë me emrin Kylee, e cila gjoja jetonte me nënën e saj në Wisconsin. Jenkins e pranoi kërkesën e saj në Facebook dhe për një kohë të shkurtër u përfshi në biseda seksuale me të, duke kërkuar fotografi me trup lakuriq, shkruan “CNN”,

(Kosova Sot Online )