Aksident në Dollc të Klinës, shkaktohet kolonë

  • 14 October 2019 - 15:39
Aksident në Dollc të Klinës, shkaktohet kolonë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Dollc të Klinës.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes të cilët kanë dërguar fotografi në adresë të medias kanë thënë se nga ky aksident nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Po ashtu, dëshmitarët thonë se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar kolona të gjata.

Foto nga vendi i ngjarjes:

(Kosova Sot Online)