Zbulohet një numër i madh predhash të luftës së dytë Botërore

  • 14 October 2019 - 16:39
Zbulohet një numër i madh predhash të luftës së dytë Botërore

Një numër i madh predhash të luftës së dytë botërore janë gjetur në fshatin Shetaj të Durrësit.

Predhat ishin të zhytura në dhe (shtuf) dhe u zbuluan rastësisht nga një ekskavator i cili po tentonte të hapte një rrugë të re.

Pas disa gërmimeve kova e ekskavatorit ka nxjerrë nga nëntoka predhat.

Ai ka ndërprerë menjëherë gërmimet duke shmangur një tragjedi të mundshme.

(Kosova Sot Online)