Shndërroi shtëpinë në “fabrikë” të kultivimit të kanabisit, arrestohet shqiptari

  • 14 October 2019 - 17:12
Shndërroi shtëpinë në “fabrikë” të kultivimit të kanabisit, arrestohet shqiptari

Një shqiptar, 26-vjeç, u arrestua ditën e sotme në Britani, pasi kultivonte kanabis në banesën e tij.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u kap pasi policia mësyu në banesën  e tij, për të cilën ishin shfaqur dyshime për aktivitet të dyshimtë, pas denoncimeve të banorëve të tjerë në zonë.

Policia gjeti dhjetëra rrënja kanabis, ndërsa sipas mediave të huaja, shqiptari e kishte përshtatur banesën për rritej e tyre.

“Një erë e fortë, që vjen nga brenda shtëpisë. Një zhurmë konstante e ulët ….dritare me perde të zbehta, që rrinë mbyllur gjatë gjithë ditës ndërsa natën ndizen drita të fuqishme. Hyjmë brenda….shohim tuba të mëdha prej argjendi, që vijnë nga brenda shtëpisë. Pikasim disa bimë të larta dhe Surprizë! Kanabis më shumë se 2 metra i lartë në njërën nga dhomat, dalim që aty, kur befas na shfaqet përpara, dhoma tjetër, përplot me bimën e ndaluar.

Këqyrim të gjithë shtëpinë, e zbulojmë fabrikë të vërtetë kultivimi të Cannabisit”, e ka përshkruar oficerët e policisë së West Midland të Birmingamit, zbulimin e “fabrikës’, së kultivimit të kanabisit.

(Kosova Sot Online)