Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufijve bën apel që mos të ndërmerren aktivitete në kufirin Kosovë- Mali i Zi

  • 14 October 2019 - 19:31
Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufijve bën apel që mos të ndërmerren aktivitete në kufirin Kosovë- Mali i Zi

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi ka njoftuat se sot Komisioni Shtetëror ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi në pjesën e Ishtedimit dhe ka parë nga afër zhvillimet në terren.

Buliiqi përmes në postimi në facebook ka thënë se Komisoni apelon që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, dhe njëkohësisht të ndërpriten edhe aktitivtetet për rrënimin e të njëjtave nga autoritetet e Malit të Zi.

Ja postimi i plotë:

Komisioni Shtetëror ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi, në pjesën e Ishtedimit dhe ka parë nga afër zhvillimet në terren.
Duke analizuar zhvillimet dhe vijën kufitare, Komisoni apelon që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, dhe njëkohësisht të ndërpriten edhe aktitivtetet për rrënimin e të njëjtave nga autoritetet e Malit të Zi, ngase bëhet fjalë për zonë kufitare dhe të drejtat sendore ndërkufitare do të definohen me Marrëveshjen Ndërshtetërore për Kufi.
Ndryshimi i gjendjes faktike në terren, nuk i kontribuon punës së Komisionit në përgjithësi, e Trupës punuese në veçanti, andaj është tepër e nevojshme përmbajtja nga veprimet e njëanshme jo vetëm në Ishtedim, por në të gjithë brezin kufitar në përgjithësi.

(Kosova Sot Online)