Turqia sulmon kurdët në Lindje të Mesme, ka disa faqe shqiptare në Facebook që e përkrahin

  • 14 October 2019 - 19:45
Turqia sulmon kurdët në Lindje të Mesme, ka disa faqe shqiptare në Facebook që e përkrahin

Ushtria e Turqisë ka sulmuar kurdët që gjenden brenda kufirit të shtetit të Sirisë gjatë fundit të javës së kaluar.

Turqit lëshuan ofensivën përmbi këto caqe pas largimit të trupave amerikane nga zona. Ata sulmuan me pretekstin që do të luftonin terroristët e IPK’së, një grupim kurd që luftoi kundër ISIS’it por që është cilësuar si terroriste nga turqit. Presidenti amerikan urdhëroi largimin e trupave amerikane nga zona për shkak se u shkatërua zyrtarisht ISIS’i. Trump thotë se nuk do të lejojë më ushtarët amerikanë që të humbin jetën kaq larg vendit të tyre në luftëra që nuk iu takojnë, gjithsesi ai kishte kërcënuar Turqinë se do të i sanksiononte ekonomikisht në rast se i sulmojnë kurdët.

Image

Gjatë kësaj ofensive shumë civilë u është imponuar që të largohen nga shtëpitë e tyre. Një politikane kurde ishte përdhunuar dhe pastaj ishte goditur me gurë deri në vdekje gjatë kësaj kohe. Shumë njerëz nëpër gjithë globin kanë reaguar ndaj sulmit të turqëve mbi kurdët dhe kanë kërkuar që ofensiva të ndalet.

Por gjithsesi në vendin tonë ka pasur edhe nga ata që duket se e kanë përkrahur sulmin e shtetit turk mbi civilët kurdë.

Këto janë vetëm disa prej postimeve që kanë bërë faqet shqiptare në përkrahje të sulmit turk mbi kurdët:

Mos të harrojmë se edhe shqiptarët e Kosovës ishte sulmuar në vitet e 90’ta me të njëjtin pretekst.  


(Kosova Sot Online)