Gjendet i vdekur një 57-vjeçar në kryeqytet

  • 14 October 2019 - 20:13
Gjendet i vdekur një 57-vjeçar në kryeqytet

Një 57-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Më 14.10.2019, ora 18:37 në rr. Isa Kastrati në Prishtinë është raportuar për një person (viti i lindjes 1962) pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në atë lokacion, përderisa ekipet emergjente të ndihmës së parë kanë konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Hoxha.

(Kosova Sot Online)