Ish agjenti i SHIK-ut alarmon LDK-në dhe Vetëvendosjen, ja çka paralajmëron...

  • 15 October 2019 - 07:39
 Ish agjenti i SHIK-ut alarmon LDK-në dhe Vetëvendosjen, ja çka paralajmëron...

“Të gjitha punët tjera mund të presin pak kohë për qeverinë e koalicionit të ri që do të ndërtohet, por pastrimi i organeve të zbatimit të ligjit, ato të sigurisë, duhet të reformohen e të pastrohen me urgjencë nga njerëzit e lidhjeve mafioze, nga mafia dhe e instaluar aty për plotë 20 viteve rresht”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ish agjenti i SHIK-ut dhe njohësi i mirë i fushës së sigurisë në vend, Naim Miftari është alarmuar pas marrjes së lajmit skandaloz, se Gjykata e Prishtinës e ka dënuar Asdren Mekajn, djalin e gjykatëses së krimeve të rënda, Nushe Mekaj me 14 muaj burgim për përfshirjen e tij shantazh, madje duke ndërhyrë edhe në çështje intime familjare me qëllim të zhvatjes dhe përfitimeve kriminale.

Image
Naim Miftari

Ky skandal i radhës, sipas të cilit në krim kapen të afërmit e rrethit të ngushtë familjar të njerëzve që iu është besuar mbrojtja e qytetarëve sipas ligjit, sipas Miftarit e bënë akoma më të domosdoshëm dhe urgjente nevojën e zbatimit të ligjit Vetting, kundër të cilit po reziston një kohë të gjatë politika dhe drejtësia e Kosovës.

“Afera e dashurisë që përmes shantazheve i kushtoj shtrenjtë një qytetares të Kosovës vetëm sa e tregon fytyrën e vërtetë, të abuzimit me pushtet dhe nivelit të ulët moral, se ku kemi ra sot si shoqëri në Kosovë. Zbulimi i aferës ku Gjykata e Prishtinës, e ka dënuar Asdren Mekajn, djalin e gjykatëses së krimeve të rënda Nushe Mekaj me 14 muaj burgim për shantazh ndaj qytetarëve të pa fajshëm, vetëm për ti zhvatur për përfitime kriminale është skandal i madh i radhës me të cilin po identifikohet drejtësia kosovare e kapur nga rrjetet kriminale. Është pozitive dhe për tu vlerësuar rasti, kur gjykata kishte gjetur dhe nuk e kishte fshehur as manipuluar rastin, se i akuzuari Asdren Mekaj, djali i gjyqtares që detyrë kryesore e ka mbrojtjen e qytetarit të Kosovës sipas ligjit, gjatë muajve mars-gusht të vitit 2008, me qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme kishte kërcënuar të dëmtuarën V. M. se do të zbuloj lidhjen intime që kishin te bashkëshorti dhe familja e saj, me ç’rast e detyron të njëjtën që nga banka të nxjerrë shumën e parave prej 223,580.10 euro dhe ia jep atij për të hapur biznesin.! Pra, Gjykata e Prishtinës me datën 20 maj 2019-të, kishte shpallur vendimin me të cilin e dënoi Asdren Mekaj me 14 muaj dënim me burgim për veprën penale të shantazhit. Po ashtu është pozitive në këtë rast që gjykata i shqiptoi edhe dënim plotësues – konfiskimin e automjetit BMV-X5. Ndërsa e dëmtuara V. M. është udhëzuar që kërkesën pasurore juridike ta realizojë në kontest civil”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Miftari thotë se tanimë në Kosovë kanë ndodhur dhjetëra e qindra skandale në drejtësi, nëpër institucionet tjera të sigurisë, abuzime me ligjin, prandaj Vetting-u po mbetet mjeti i vetëm që kërkohet për zbatim dhe pastrim të gjithë këtyre mekanizmave.

“Ky rast dhe shumë raste tjera që po zbulohen e që do të zbulohen në të ardhmen dal ngadalë, raste që kanë zbuluar dhe do të zbulojnë se si është abuzuar me pushtetin, me drejtësinë, hetuesinë, policinë, prokurorinë,, nga të cilat institucione një qytetar i thjesht i Kosovës dënohet me nga disa vite burg, 2-3 -4... vetëm pse nga zori paska vjedhur gjëra me vlerë nga 20...50...100 apo 200 e 300 euro , kurse djali i një gjyqtares të dënohet me vetëm 14 muaj burg për 223.580 euro, tregon abuzimin e qartë me pushtetin, tregon për devijimet në sundimin të ligjit sepse dënimi është dashur të jetë, në këtë rast akoma më i ashpër”, shtoi Miftari për “Kosova Sot Online “.

Sipas Miftarit, në të ardhmen do të zbulohen edhe shumë afera të tjera që po mbahen të fshehura, prandaj Ligji Vetting, mbetet shpresa e vetme e pastrimit të drejtësisë nga lidhjet me krimin.

“Kemi me qindra afera tjera ku përmes ligjit të Maliqit i janë bërë masakrime drejtësisë, dhe kjo është, apo duhet të jetë, një sinjal se pushteti në ardhje, po dyja të besoj dhe shpresoj se do jetë koalicioni LVV dhe LDK, puna e parë që duhet bërë është pastrimi i të gjitha institucioneve me VETING total. Këtij pastrimi duhet ti nënshtrohen Prokurorja, policia, gjykatat dhe AKI-ja Të gjitha këto institucione duhet të pastrohen nga njerëzit që kanë lidhje dhe të kaluar kriminale, që janë dorë e zgjatur e nëntokës politike dhe të kapur nga duart e politikanëve të korruptuar të Kosovës por edhe nga ndikimi i thellë serbë përmes lidhjeve të Beogradit”.

“Të gjitha punët tjera mund të presin pak kohë për qeverinë e koalicionit të ri që do të ndërtohet, por pastrimi i organeve të zbatimit të ligjit, ato të sigurisë, duhet të reformohen e të pastrohen me urgjencë nga njerëzit e lidhjeve mafioze, nga mafia dhe e instaluar aty për plotë 20 viteve rresht. Pastrimi i këtyre institucioneve përmes ligjit Veting duhet të bëhet me mbështetje të plotë të nga FBI-ja amerikane, FBI ,ekspertët gjerman e britanez, sepse ndryshe nuk mundë të dilet nga kjo rrëmujë që është bërë me shtetin e kapur nga nëntoka kriminale politike. Pasi që procesi Veting nuk është edhe aq i lehtë, ai duhet të fillohet menjëherë dhe me urgjencë sepse ndryshe nuk mundë të funksionon shteti”, përfundoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)