Shteti i parë që deklarohet kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

  • 15 October 2019 - 09:52
Shteti i parë që deklarohet kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Kina është shteti i parë që sipas zëvendëskryeministrit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, është deklaruar kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol, .

Këtë deklaratë ai e ka bërë pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Kinës, Daki Duan, në Asamblenë e Përgjithshme në Interpol.

Sipas fjalëve të  zv/kryeministrit të Serbisë, Kina nuk ka ndryshuar aspak qëndrim në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate ndërkombëtare të sigurisë mban punimet prej 15 deri më 18 tetor në Kili.

(Kosova Sot Online)