Policia në Koshare gjen dhe shkatërron katër mijë e pesëdhjetë bimë narkotike të gjata deri në tri metër e gjysmë

  • 15 October 2019 - 11:09
Policia në Koshare gjen dhe shkatërron katër mijë e pesëdhjetë bimë narkotike të gjata deri në tri metër e gjysmë

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë shkatërruar 4050 bimë narkotike të gjata nga një metër deri në tri metër e gjysmë në Koshare.

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Perëndimi Gjakovë, më 13.10.2019, kanë pranuar informacione se në rajonin e Koshares dyshohet se ka të mbjella bimë narkotike. Policia ka patrulluar atë zonë dhe ka arritur të gjejë pesë plantacione të mbjella me bimë që dyshohet të jenë narkotike. 

Policia kufitare ka njoftuar Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të cilët po ashtu kanë dalë në vendngjarje. Në atë rajon janë gjetur 4050 (katër mijë e pesëdhjetë) bimë, gjatësia e të cilave ishte nga një metër deri në tri metra e gjysmë. Policia ka shkulur dhe ka shkatërruar (djegur) bimët e gjetura në atë lokacion. Për rastin është njoftuar Prokuroria për Krime të Rënda në Gjakovë dhe është iniciuar rasti ‘kultivim i bimëve narkotike, substancave psikotrope dhe analoge’.

(Kosova Sot Online)