Stefanoviq vazhdon fushatën kundër pranimit të Kosovës në INTERPOL

  • 15 October 2019 - 13:41
Stefanoviq vazhdon fushatën kundër pranimit të Kosovës në INTERPOL

Edhe përkundër thirrjeve të shumta të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndalje të fushatës kundër Kosovës, Serbia po e vazhdon “luftën speciale” kundër Kosovës.

Sot kur do të fillojë punimet Asambleja Gjenerale e INTERPOL’it, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë pranimi i Republikës së Kosovës në INTERPOL “do të kishte pasoja në luftën kundër krimit.

Stefanoviq në tëitter u është drejtuar të gjithë atyre shteteve të cilat vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Faleminderit të gjithë atyre që respektojnë integritetin territorial të Republikës së Serbisë. Një pranim i mundshëm i Kosovës në INTERPOL do të kishte pasoja në luftën globale kundër krimit”, ka shkruar Stefanoviq.

Asambleja Gjenerale e INTERPOL-it do të mbahet nga data 15 deri më 18 tetor.

(Kosova Sot Online)