Votat e diasporës, vjen alarmi: Ky është skenari që po përgatitet...

  • 15 October 2019 - 13:52
Votat e diasporës, vjen alarmi: Ky është skenari që po përgatitet...

“Kjo që është duke ndodhur tani në finale të procesit të kompletimit të rezultatit të zgjedhjeve është një lojë e turpshme e politikës me një institucion të kapur, sepse dihet mirëfilli që KQZ-ja komplet është një strukture e ndërtuar nga anëtarët e partive politike, që e kanë fjalën kryesore në këtë proces”, tha Hertica për “Kosova Sot Online” .

Sipas dinamikës së aktiviteteve që po zhvillohen në KQZ dhe në QNR, për ta përmbyllë procesin e numërimit dhe të verifikimit të votave të zgjedhjeve të 6 tetorit, një proces tepër i ngadalshëm dhe me shumë të pa njohura se çfarë është duke ndodhur atje, analistët politikë nuk presin që publikimi i rezultatit zyrtar dhe certifikimi të ndodhë edhe gjatë kësaj jave.

Tani krejt fokusi është drejtuar tek votat e diasporës që kanë ardhur në Kosovë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, për të cilat ka pasur edhe përplasje të mëdha në KQZ.

Në komisionin Qendror të Zgjedhor është diskutuar për 4500 vota të diasporës, të cilat kanë arritur në adresë të KQZ-së pas datës së zgjedhjeve, për shkaqet objektive të vonimit të postës dhe tani të njëjtat po kontestohen si vota të rregullta për tu proceduar dhe përfshirë në rezultatin përfundimtar.

Image
Ali Hertica

Sipas analistit politik, Ali Hertica, kjo sjellje e tillë me votat e diasporë që po ndodhë tani në fund të procesit të numërimit dhe të verifikimit, duke shtuar edhe zvarritjen e kompletimit të rezultatit, është një ndërhyrje e pa pranueshme në vullnetin e popullit që ka për qëllim arritjen e ndonjë kompromisi kriminal, tregtimin e votës së qytetarëve për balancim të rezultatit në mes partive që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, ose eventualisht krijimin e mundësive që të futet edhe një subjekt tjetër politik që është në “zgrip” të kalimit të pragut zgjedhor, koalicioni NISMA-AKR.

“Kjo që është duke ndodhur tani në finale të procesit të kompletimit të rezultatit të zgjedhjeve është një lojë e turpshme e politikës me një institucion të kapur, sepse dihet mirëfilli që KQZ-ja komplet është një strukture e ndërtuar nga anëtarët e partive politike, që e kanë fjalën kryesore në këtë proces. Është fakt që votat e diasporës janë vota për ndryshime, prandaj procedimi i të gjitha atyre votave do ta thellonte akoma më shumë humbjen e atyre që na keq qeverisën deri më tani dhe u ndëshkuan, shkuan në theqafje pa të keqen e askujt me demokraci dhe kulturë qytetare që u dëshmua në zgjedhjet e 6 tetorit”, tha Hertica për “Kosova Sot Online”.

Hertica tërheq vërejtjen që të mos luhet me votën e popullit, aq më pak me atë të diasporës, sepse votës së popullit nuk guxon t’i ngulfatet dhe as ti cungohet vullneti.

“Të gjithë jemi dëshmitar që zhgënjimi qytetar ka qenë në kulm nga këta qeveritarë që I kishim deri dje në krye të vendit, kundër të cilëve ka pasur edhe protesta popullore por mbisundoi arsyeja dhe ata u ndëshkuan me kulturë demokratike, me votë. Votimi i qetë dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 Tetorit, janë tregues i fillimit të ndryshimit të madh në mentalitetin e qytetarit të Kosovës dhe ky ndryshim duhet të respektohet. Tani të gjitha vonesat për numërimin, rinumërimin dhe publikimin e rezultateve në makinerinë e quajtur KQZ dhe QNR, nuk janë gjë tjetër veç se një tendencë e pistë e përpjekjes së ndalimit që të behët ndryshimi kualitativ në qeverisjen e re të vendit. Ndryshim për të cilin u përcaktua n qytetarët me vonë e tyre, i qëlluar apo i gabuar por që tani mbetet për ta provuar’, përfundoi Hertica për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)