“I kërkonte lidhje intime koleges, kanosje në telefon”, reagon i riu: U ndjeva tmerrësisht keq, ja e vërteta

  • 15 October 2019 - 15:18
“I kërkonte lidhje intime koleges, kanosje në telefon”, reagon i riu: U ndjeva tmerrësisht keq, ja e vërteta

Pas lajmit te policise se shtetasi S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër u ndalua pasi ishte ne kerkim sepse kishte kanosur vajzen me inciale A.T. vjen reagimi i personit te vene ne akuze.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Sadik Sejdinaj, tregon se nuk eshte arrestuar, por vetem shoqeruar per te sqaruar gjithcka. Ai thote se nuk ka kercenuar asnje kolege por thjesht me te ka komunikuar ne Whatsapp.

Mesazhi i tij

Nuk jam arrestuar. U shoqerova ne polici per te sqaruar detajet e ketij lajmi qe nuk e di nga mbiu, por fatkeqesishte beri hatane. U ndjeva tmerresishte keq kur koleget e mi ne polici kishin shperndar nje deklarat per mediat se jam shoqeruar ende pa me bere asnje lloj verifikimi apo pa me pyetur : si qendron puna? Nuk e kam kercenuar, nuk e kam perndjekur thjesht kam komunikuar ne what’s up me kolegen time dhe shoqen tuaj Gjithashtu edhe kolegeve te mi ne televizione dhe port(h)aleve qe u nguten per te bere lajmin i pari, kush me foto e kush me emer e mbiemer. Faleminderit te gjithve!

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Ne pranga ra Sadik Sejdinaj, i cili në mënyrë të përsëritur ka kercenuar me mesazhe në telefon një vajzë me inicialet A.T. 

Kjo e fundit, në kushtet kur shqetesohej pafund nga 26-vjeçari, e ka denoncuar ate në polici. Ne deshmine e saj ajo ka thene se përndiqej vazhdimisht nga i riu te cilin e kishte koleg dhe ai i kerkonte një mundësi për t’u lidhur bashkë.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T.”- njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën shtetasin e shpallur në kërkim:

S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T.

Shtetasi S.S iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

(Kosova Sot Online)