“Shpërthen” kundër PDK-së: Ja prapaskena e SHIK-ut, ky është qëllimi kryesor

  • 15 October 2019 - 15:47
“Shpërthen” kundër PDK-së: Ja prapaskena e SHIK-ut, ky është qëllimi kryesor

“Është në natyrën e SHIK-ut, si nëntokë e PDK-së që akoma vazhdon të jetë aktiv, edhe pse është deklaruar që një dekadë e më shumë gjoja për shuarjen e tij, të ndërtoj ide konspiracioni dhe për t’i plasur dhe imponuar në opinion, përmes së cilave sulmon oponentët politik të PDK-së”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Deklarimi i kandidatit për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe humbjen e PDK-së, duke akuzuar përfshirjen e shërbimeve të huaja në proces zgjedhor, që sipas tij kanë krijuar parakushte me një tërmet të tillë, për ta sjellë në pushtet opozitën LVV- LDK, po vazhdon të komentohet, kundërshtohet dhe të kritikohet pa ndalë nga analistët politikë, si një shpifje dhe konstruksion i përgatitur nga SHIK-u për të arritur efekte dhe qëllime të caktuara në interesin e tyre, për mbulimin e imazhit të humbësit total të këtyre zgjedhjeve.

Një gjykim kaq të ashpër e jep edhe analisti politik, Nexhat Haziri, i cili konsideron se edhe e kaluara e Hisen Berishës ka qenë e lidhur ngushtë me SHIK-un, prandaj së fundi u përcaktua të aderojë në PDK dhe më pastaj të shpikë edhe fajtor të tillë kujdestar për humbjen e diture të pritur të PDK-së në këto zgjedhje.

Image
Nexhat Haziri

“Është në natyrën e SHIK-ut, si nëntokë e PDK-së që akoma vazhdon të jetë aktiv, edhe pse është deklaruar që një dekadë e më shumë gjoja për shuarjen e tij, të ndërtoj ide konspiracioni dhe për ti plasur dhe imponuar në opinion, përmes së cilave sulmon oponentët politik të PDK-së. Në këtë vazhdë të këtyre gënjeshtrave e shohë edhe deklaratën e kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Hisen Berishës, i cili ka një përvojë të gjatë të veprimtarisë së tij në “shërbime”, i tillë ishte edhe gjatë periudhës së tij gjoja si anëtar i LDK-së, por që punën e bënte pikërisht për SHIK-un dhe PDK-në”, tha Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Hazirit, kjo gjuajtje e topit në një teren tjetër për të gjetur autorin që shkaktoi humbjen e PDK-së, qëllimin kryesor e ka fillimin e fushatës së shantazhit kundër dy partive fituese të zgjedhjeve që duan ta bëjnë koalicionin qeverisë, dhe kjo paraqet një tentativë tepër të rrezikshme edhe për stabilitetin e vendit.

“Të tilla deklarata do të dëgjojmë edhe në ditët e ardhshme të cilat kanë për qëllim jo vetëm dezinformimin e opinionit, bëhen për ta arsyetuar debaklin që pësoi PDK-ja në zgjedhjet e 6 tetorit, por ajo që është qëllimi i tyre kryesor është pengimi i arritjes së koalicionit në mes LVV-së dhe LDK-së, të cilin e shohin si një goditje përfundimtare të rrjetit të krimit të organizuar pjesë e së cilit ka qenë PDK-ja dhe vënia e tyre para përgjegjësisë për të gjitha abuzimet që kanë bërë me pushtetin e tyre për më shumë se një dekadë. Po ashtu deklaratat e tilla si ajo e Hisen Berishës gjoja për ndikimin rus në zgjedhjet e 6 Tetorit, janë deklarata të rrezikshme të cilat edhe mund të ndikojnë në destabilitet politik në vend, që një gjë e tillë do ti konvenonte PDK-në dhe strukturave të tyre të para politikës”, përfundoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)