Telefonata nga burgu për bombë në makinë, flet gjyqtari

  • 15 October 2019 - 16:36
Telefonata nga burgu për bombë në makinë, flet gjyqtari

Gjyqtari Markeliano Kuqo, që u kërcënua sot me bombë, ka dhënë mesazhin e parë për ngjarjen, teksa ka dalë nga Gjykata e Korçës.

Jashtë dyerve të gjykatës, Kuqo është shprehur se nuk ka dijeni për ngjarjen, ndërsa ka shtuar se telefonata ka ardhur nga grushti kriminal i atdheut të tij.

Mes të tjerash, ai ka deklaruar se nuk ka nevojë për mbrojtjen e shtetit.

“Jam i qetë. Nuk kam dijeni çfarë ka ndodhur. Telefonata ka ardhur nga grushti kriminal i atdheut tim. Nuk kam nevojë për mbrojtje nga shteti”, është shprehur gjyqtari Kuqo.

(Kosova Sot Online)