Ja kush e thotë: Ky është njeriu servil i Hashim Thaçit, punon për...

  • 15 October 2019 - 17:33
Ja kush e thotë: Ky është njeriu servil i Hashim Thaçit, punon për...

“Ministri në largim i drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili si servil i Hashim Thaçit, punon vetëm atë qe Thaçi ia kërkon, edhe përkundër kërkesës së Bashkimit Evropian për emërimin e noterëve të rinj, të hënën tha se emërimi është legjitim dhe duhet të ndodhë”, tha Guraziu.

BE-ja ka kërkuar që qeveria në largim të mos marrë vendime në procesin e emërimit të noterëve, ndërkaq Ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka cilësuar si legjitime të ndodh një gjë e tillë, pavarësisht kërkesës së BE-së.

E i menjëhershëm ishte reagimi nga ambasadori gjerman Christian Heldt, ku ndër tjerash tha se duhet të merren parasysh kërkesat e BE-së.

“Bashkimi Evropian dha një deklaratë duke paralajmëruar për emërimet e nxituara të noterëve sot, e ndjekur nga deklarata e Ministrit të Drejtësisë në Kosovë, duke thënë se procesi do të shkojë përpara gjithsesi. Unë rekomandoj që duhet të merren seriozisht shqetësimet e shprehura: Njerëzit këtu nuk shërbehen nëse aktet noteriale nuk njihen jashtë vendit”, thuhet në reagimin e ambasadorit gjerman, Christian Heldt.

Image
Ragip Guraziu

Në lidhje me këtë temë për "Kosova Sot Online" foli analisti politik, Ragip Guraziu, i cili tha se emërtimi i noterëve në këtë kohë deri në formimin e Qeverisë dhe organeve tjera shtetërore, është i ngutshëm.

"Ky emërtim i noterëve në këto momente,edhe kur Kosova ende në pritje të Qeverisë së re dhe organeve tjera shtetërore të dalura nga zgjedhjet parakohshme parlamentare të 6 tetorit, po iu ngutet atyre që ishin në pushtet dhe na dërguan në këto zgjedhje,dhe tani ende pa u formuar Qeveria e re dhe institucionet të reja shtetërore, na le të kuptojmë se është serish edhe ky proces i emërimit të notereve, edhe një konntrabandim i radhës për të zgjedhur njerëzit e deleguar të pushtetarëve të inkriminuar dhe nëntokës kriminale të mafio-oligarkëve", tha Guraziu për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, është pikërisht PDK që ka kapur shtetin dhe çdo institucion në Kosovë. 

"Është pikërisht PDK-ja që ka tipat si Abelard Tahiri që e kanë kapur çdo institucion dhe çdo pozitë në sistemin e drejtësisë, dhe jo vetëm. Kjo ngjau me Abelard Tahirin, ku votat e numëruara, në vendin e parë, sipas medieve, ishte Vetëvendosje dhe drejtpërdrejtë transmetohej. Vetëvendosje kremtonte edhe Abelardi doli para kamerave dhe tha: ''PDK ka fituar dhe një moment u desh Kadri Vesel të pres disa orë derisa doli dhe e tha atë të vërtetën, dhe kjo tani u saktësua siç jemi në dijeni të gjithë", tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Më tej, ai e ka akuzuar rëndë ministrin në ikje, Ableard Tahiri, për të cilin thotë se është njeri servil i Hashim Thaçit.

"Ndërkaq Ministri në largim i drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili si servil i Hashim Thaçit, punon vetëm atë qe Thaçi ia kërkon, edhe përkundër kërkesës së Bashkimit Evropian për emërimin e noterëve të rinj, të hënën tha se emërimi është legjitim dhe duhet të ndodhë. Pas deklaratës së tij, erdhi edhe reagimi i ambasadorit gjerman, Christian Heldt, ku ndër tjerash tha se duhet të merren parasysh kërkesat e BE-së. Pra është pikërisht PDK-ja dhe tipat si Abelard Tahiri që e kanë kapur çdo institucione dhe çdo pozitë në sistemin e drejtësisë, dhe jo vetëm!", përfundoi Guraziu për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)