Vuçiq: Për çdo ditë e më shumë po shohim presion për Kosovën

  • 15 October 2019 - 17:40
Vuçiq: Për çdo ditë e më shumë po shohim presion për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e ka pranuar sot se është jetike për Serbinë që të zgjidh problemin me Republikën e Kosovës në rast se dëshiron anëtarësim në Bashkim Evropian.

E thotë se për këtë çështje çdo ditë e më shumë është duke u shtuar presioni.

“Ajo që ne po shohim është presion, madje shumë presion për Kosovën. Ky është problemi ynë”, ka thënë Vuçiq gjatë një takimi që ka pasur me ish-kryeministrin e Belgjikës dhe ish-kreun e Komisionit Evropian, Herman Van Rompuy.

Vuçiq javën e kaluar është takuar edhe me të dërguarin e posaçëm të Donald Trump për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell.

Sipas asaj që ka treguar këshilltarja për media e Vuçiqit, ky takim ka qenë një prej më të vështirëve, meqenëse pas takimit Vuçiq s’kishte biseduar me askënd prej stafit të tij për disa minuta me radhë.

Ndërkohë mediat serbe kanë raportuar se Grenell i ka këruar Vuçiqit njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Vetë Vuçiq ka folur pak për këtë takim me të dërguarin e Trump, duke thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se Serbia nuk do të marrë asgjë në këmbim.

(Kosova Sot Online)