Turqia: Rreth 400 të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar për tri ditë

  • 15 October 2019 - 17:56
Turqia: Rreth 400 të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar për tri ditë

Rreth 245 të dyshuar u arrestuan në Turqi për shkak të dyshimit se janë të lidhur me organizatat që njihen si terroriste, PKK / KCK dhe 146 të tjerë që dyshohet se janë të lidhuar me organizatën Daesh.

“Gjithsej 391 të dyshuar u arrestuan në Turqi gjatë tre ditëve të fundit për shkak të lidhjeve të dyshuara terroriste”, tha të martën Ministria e Brendshme e vendit.

Forcat turke të sigurisë kryen operacione kundër organizatës terroriste Daesh në 25 provinca në të gjithë Turqinë, duke arrestuar 146 të dyshuar, shkruan AA.

Ndërkohë, 245 të dyshuar u arrestuan për shkak të lidhjeve me grupin terrorist të PKK / KCK gjatë operacioneve të kryera në 36 provinca.

Më shumë se 300 njerëz janë vrarë në sulmet e pretenduara nga Daesh në Turqi, në të cilat organizata terroriste synoi civilë në bomba vetëvrasëse dhe sulme të armatosura vitet e fundit.

Forcat turke të sigurisë janë përfshirë në një fushatë të gjatë për të shkatërruar sulmet e daeshëve.

Në fushatën e saj më shumë se 30 vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK – e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Bashkimi Evropian – ka qenë përgjegjës për vdekjen e 40,000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

(Kosova Sot Online)