Japoni, rritet numri i viktimave nga tajfuni Hagibis

  • 15 October 2019 - 18:55
Japoni, rritet numri i viktimave nga tajfuni Hagibis

Forcat e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet edhe sot për personat e bllokuar si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga kalimi në Japoni i tajfunit Hagibis, që ka shkaktuar më shumë se 70 të vdekur.

Më shumë se 100 000 ushtarë, zjarrfikës, policë dhe roja bregdetare po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në zonat e përmbytura dhe të prekura nga rrëshqitjet e tokës si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që shoqëruar tajfunin Hagibis, të cilësuar të pazakontë nga meteorologët japonezë.

Bilanci u vlerësua sot 72 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur, sipas televizionit publik NHK në bazë të informacioneve të marra në terren nga gazetarët.

Më shumë se 3 000 persona janë shpëtuar tashmë në 36 prefektura të prekura.

(Kosova Sot Online)