Quni: Me Adelinën e Valin, mirënjohje të thellë për mbështetjen e madhe gjatë fushatës së LDK-së

  • 15 October 2019 - 20:28
Quni: Me Adelinën e Valin, mirënjohje të thellë për mbështetjen e madhe gjatë fushatës së LDK-së

Kandidati për deputet, Anton Quni, ka falenderuar Diven e muzikës shqipe Adelina Ismaili për mbështetjen gjatë fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pikërisht sot në qendër të Prizrenit Quni i ka mirëpritur Diven Adelina Ismaili dhe bashkëshortin e saj biznismenin Val Krasniqi.

“Me Adelinën e Valin, n’Prizren ma t’bukurin ven’, një kafe e mirënjohje të thellë për mbështetjen e madhe gjatë fushatës zgjedhore të LDK-së”, ka shkruar Quni.

Ata janë miqë të vjetër.

“Është besimi në vlerat e përbashkëta, ai që përbën themelin e miqësisë sonë të përhershme. Faleminderit”, ka shkruar Quni.

Image

(Kosova Sot Online)