Daut Haradinaj: Edhe VV’ja ka të punësuar në Postë

  • 15 October 2019 - 21:32
Daut Haradinaj: Edhe VV’ja ka të punësuar në Postë

Anëtari i AAK’së, Daut Haradinaj, ka folur edhe për punësimet partiake në Postën e Kosovës. Qeverisjet e kaluara, përfshirë edhe qeverisjen e fundit, kanë qenë të akuzuara se kanë futur të afërm të tyre në pozita zyrtare. Sidomos kjo ka qenë e theksuar në Postën e Kosovës.

“Ne gjithmonë jemi munduar të ndalim punësimet partiake. Ka qenë e vështirë në pozitën që ne kemi pasur në koalicion. Opozita që tani do të vijë në pushtet nuk është më e pastër në këtë punë. Edhe VV’ja ka shumë të punësuar në PTK”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet se këta persona më herët kanë qenë të partive tjera apo që i kanë qenë këto pozita në baza meritore.

“Nuk mund të kenë qenë në parti tjera. Ata janë në pozita të larta dhe nuk guxon t’i prek askush”, ka shtuar ai.

Tutje Haradinaj thotë se nuk po përmenden punët e mira që i ka bërë qeverisja e kaluar. Ai ka përmendur ndërprerjen e kontratave të dëmshme me Postën që i kanë lënë qeverisjet e kaluara. Ai po ashtu ka thënë se evitimi i krizës me energji elektrike në Shipitullë është një punë për të cilën shumë pak po marrin vlerësime. 

(Kosova Sot Online)