Vijnë akuza tronditëse për Hashim Thaçin, zbardhet i gjithë skenari i tij me Serbinë

  • 16 October 2019 - 07:34
Vijnë akuza tronditëse për Hashim Thaçin, zbardhet i gjithë skenari i tij me Serbinë

“Lista Serbe është produkt i drejtpërdrejtë i Hashim Thaçit dhe Ivica Daciqit e Aleksandër Vucicit, por nën ndikimin dhe aminin e z. Morgherini dhe të BE-së. Natyrisht se kjo Listë është krijuar mbi këtë marrëveshje të fshehtë dhe vepron kryesisht nën dirigjimin dhe udhëheqjen e shtetit serb. Aleksandër Vuvici është krimineli që e udhëheq dhe tërësisht vepron nëpërmjet kësaj, duke mos lejuar unifikimin e shtetit dhe funksionimin e tij. Prandaj de fakto dhe de jure, me marrëveshjen e fshehtë edhe Veriu është nën sundimin e shtetit serb”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Image
Muhamet Kelmendi

Opinioni publik i Kosovës, qytetarët, por edhe analistët po e përcjellin me shqetësim situatën e krijuar nga provokimi i fundit serb karshi Kosovës, helmimin përmes fletëvotimeve nga Serbia, që po dyshohet të jetë bërë nga eksponentët e shtetit të Serbisë- Lista Serbe, subjekt politik që i përgjigjet dhe kontrollohet drejtpërdrejtë nga qeveria serbe në Beograd.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi thotë se nuk duhet të kërkohen edhe më shumë provokime të tjera në Republikën e Kosovës nga ndërhyrja e Serbisë dhe Lista Serbe, për ta përjashtuar nga sistemi politik i Kosovës Listën Serbe, që sipas Klemendit, nuk përfaqëson asgjë tjetër, veçse i shërben si instrument i drejtpërdrejtë Serbisë për destabilizimin e Kosovës.

Profesor Kelmendi madje akuzon Hashim Thaçin, duke deklaruar se Lista Serbe është një produkt i marrëveshjes së fshehtë të Hashim Thaçit me eksponentët e qeverisë së Beogradit, ngase dihet mirëfilli se si u krijua ky subjekt politik serb.

“Lista Serbe është produkt i drejtpërdrejtë i Hashim Thaçit dhe Ivica Daciqit e Aleksandër Vuçiqit, por nën ndikimin dhe aminin e z. Morgherini dhe të BE-së. Natyrisht se kjo Listë është krijuar mbi këtë marrëveshje të fshehtë dhe vepron kryesisht nën dirigjimin dhe udhëheqjen e shtetit serb. Aleksandër Vuçiqi është krimineli që e udhëheq dhe tërësisht vepron nëpërmjet kësaj, duke mos lejuar unifikimin e shtetit dhe funksionimin e tij. Prandaj de fakto dhe de jure, me marrëveshjen e fshehtë edhe Veriu është nën sundimin e shtetit serb”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, provokimi u fundit përmes atyre zarfeve që kundërmuan dhe helmuan stafin e KQZ-së, provokimet e Serbisë përmes listës janë akoma më të mëdha, por po mbulohen me veprime të vogla.

“Lista Serbe udhëheq serbët e Kosovës dhe ka arritur të krijoje pushtet të tretë në Kosovë. Tash e ka nën sundim çdo komunë serbe dhe ato veprojnë kryesisht në interes të shtetit serb. Veç ka mbetur edhe ndarja fizike e territorit. Nuk ka dyshim se Lista Serbe ka bërë dhe vazhdimisht po bënë vepra penale”, shton Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

E sipas tij veprën e parë penale e ka konsumuar vetë Hashim Thaçi, i cili e bashkëthemeloi Listën Serbe me zyrtarët e Serbisë, dhe pas kësaj u krijua realiteti i ri i ndarjes së veriut të Kosovës.

“Në fakt i pari kësaj afere të kryerjes së veprave penale është Hashim Thaçi që e krijoi veriun , pushtetin paralel serb atje, dhe dha pëlqimin për këtë subjekt kriminal. Vepra penale e tyre del kryesisht nga veprimet antikushtetuese dhe nga Kodi Penal i Kosovës. Mbi këtë bazë, këtë listë, jo vetëm që duhet ndaluar juridikisht që të vepron, por edhe penalisht duhet të ndiqet. Dënimet janë nga 5 vjet deti në burg të përjetshëm”, thekson profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Përtej këtyre veprimeve kriminale të Beogradit përmes Listës Serbe, me helmimin misterioz të stafit të KQZ-së-QNR, Kelmendi thotë se ata po kryejnë edhe vepra penale kundër nenit 1 të Kushtetutës, në të cilën del uniteti dhe pandashmëria e territorit.

“Ka edhe shumë vepra të tjera penale. Por si Thaçi, ashtu edhe anëtarët e Listës Serbe, si dhe vet ky subjekt, duhet të dënohen me neni 125 të Kodit Penal të Kosovës, por nuk ka kush për ta bërë. Organet e brishta dhe të korruptuara të Kosovës nuk e bëjnë këtë. Njerëzit e pa denjë dhe frikacakët e prokurorisë dhe të policisë, apo ndoshta AKI, e cila vetëm formalisht ekziston nuk merren me këto gjëra”, ka shtuar për “Kosova Sot Online”, profesori Muhamet Kelmendi.

Sipas tij, të gjitha këto mekanizma të shtetit të Kosovës janë nën ndikimin e Hashim Thaçit, dhe me heshtjen e tyre kanë ndikuar edhe në ndarjen e Kosovës de fakto.

“E këtu ka vepër të rëndë penale. Pra, vepra penale ka mjaftë. Dhe natyrisht se ato janë të dënueshme, por nuk po dënohen. Shkaqet veç dihen: Ndarja dhe copëtimi i Kosovës. Kjo është vepra e përbashkët e tyre”, përfundon Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)