Ja aksionet e fshehta në Kosovë, bashkëpunëtorët e BIA-së në majat e shtetit

  • 16 October 2019 - 07:44
Ja aksionet e fshehta në Kosovë, bashkëpunëtorët e BIA-së në majat e shtetit

"Duke shfrytëzuar dobësitë evidente, aksionet e fshehta të Serbisë për dëmtimin e shqiptarëve, po vijojnë pa asnjë pengesë dhe realizohen me shumë sukses nga shërbimet e fshehta të saj, përmes bashkëpunëtorëve të BIA-s në Kosovë, të cilët fatkeqësisht po shihet qartë se janë të instaluar deri në majat e shtetit dhe kupolën e pushtetit të vendit tonë", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Votat e ardhura nga Serbia kanë helmuar 26 zyrtarë kosovarë, të cilët kanë qenë të ngarkuar me numërimin e tyre. Megjithatë zyrtarët shëndetësorë, ende nuk kanë bërë të ditur se për çfarë reaksioni alergjik bëhet fjalë.

Image
Gani Qarri

E sipas analistit Gani Qarri, manipulimi i Serbisë me helmimin e shqiptarëve, u vërtetua se po vazhdon edhe 20 vite pas lufte, dhe mbi dy dekada të dëbimit të saj nga Kosova.

"Në lajmet më të reja u njoftua se 26 zyrtarë të KQZ-së, janë helmuar nga zarfet me vota të cilat kanë ardhur nga Serbia, ndërsa 11 prej tyre gjenden ende të shtrirë në spital. Të gjithë ata janë dërguar në QKUK, pasi kanë pasur skuqje, kruarje dhe temperaturë. Ndaj dhe ishte e domosdoshme që procesi i verifikimit të zarfeve të kontaminuara me vota, të ardhura nga Serbia, të ndërpritej rreth orës 11:00, pas kundërmimit si pasojë e të cilit raportohet të jenë helmuar mese 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e këtyre zarfeve të dyshimta", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Qarri ka potencuar se kjo, na e rikujton edhe një herë pranverën e vitit 1990.

“Vetëm nga 21 deri më 23 mars, në qytetet kryesore të Kosovës u helmuan mbi 8 mijë nxënës, i cili ishte sulmi më i madh antinjerëzor në gjithë kohën e pasluftës së Dytë Botërore. Kurse rasti më i ri vërteton se Serbia po vazhdon luftën e saj për helmimin e shqiptarëve edhe në shtetin e pavarur të Kosovës, pushtetarët e degjeneruar dhe të kriminalizuar deri në fyt, të së cilës lejuan pa asnjë kontrollë dhe mbikëqyrje, që të rrezikohet jeta e zyrtarëve të KQZ-s dhe qytetarëve të Kosovës edhe me vota të kontaminuara nga Serbia", tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Serbia nuk ka ndryshuar në raport me Kosovën dhe se vazhdon luftën antinjerzore kundër shqiptarëve.

"Kjo është edhe një dëshmi më tepër, se Serbia, jo vetëm që nuk ka ndryshuar ,por ajo vazhdon luftën antinjerëzore kundër shqiptarëve edhe më tejë, por tani në një version tjetër dhe më nga largësia, duke helmuar qytetarët e Kosovës edhe me zarfa të votave, veprim cili përveçse nuk u pengua, tanimë për turpin e tyre edhe po heshtet nga institucionet e degjeneruara të Kosovës", shtoi Qarri.

Tutje, ai tha se aksionet e fshehta të Serbisë për dëmtimin e shqiptarëve, realizohen pa asnjë pengesë nga shërbimet e fshehta.

"Ndaj, duke shfrytëzuar dobësitë evidente, aksionet e fshehta të Serbisë për dëmtimin e shqiptarëve, po vijojnë pa asnjë pengesë dhe realizohen me shumë sukses nga shërbimet e fshehta të saj, përmes bashkëpunëtorëve të BIA-s në Kosovë, të cilët fatkeqësisht po shihet qartë se janë të instaluar deri në majat e shtetit dhe kupolën e pushtetit të vendit tonë", përfundoi Qarri për "Kosova Sot Online".

Kujtojmë se në Kosovë më 6 tetor u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas rezultateve preliminare nga numërimi i votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

(Kosova Sot Online)