Denoncon profesori i së drejtës: Drejtësia e dështuar po i mbyllë sytë në Kosovë

  • 16 October 2019 - 07:50
Denoncon profesori i së drejtës: Drejtësia e dështuar po i mbyllë sytë në Kosovë

“Zinxhiri i përbërë nga qytetarët denoncues, policia, prokuroria e përfundimisht gjykata kompetente do të duhej që menjëherë të funksionalizoheshin dhe të vepronin konform me ligjin në aplikim. Në atë mënyrë ndër të tjera do të influencohej në favorin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe sigurisë juridike. Po ashtu do të influencohej edhe në krijimin e kulturës publike e politike, aq të nevojshme për vendin tonë”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”.

Image
Riza Smaka

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit, të cilët po e përcjellin me kureshtje edhe periudhën pas zgjedhore në pritje të finalizimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, mbeten tepër të habitur me fillimin e aderimit të akuzave të rënda e publike, nga individ të ndryshëm, për fenomenin e tregtisë me vota.

Profesori i së drejtës Riza Smaka është alarmuar nga disa deklarata të kësaj natyre, që publikisht denoncojnë fenomenin e blerjes dhe shitjes së votës, dhe askush nga institucionet e drejtësisë nuk merret me këto deklarime.

Profesor Smaka tha për “Kosova Sot Online” se në një shtet të së drejtës, me drejtësi funksionale vepruese, e të pa varur, në raste të tilla do të veproje brenda orësh dhe jo të shtet, sepse bëhet fjalë për abuzim kriminal dhe kushtëzim të vullnetit të lirë qytetar.

“Deklarata publike në fjalë kurrsesi nuk do të duhej të tolerohej pa investigime zyrtare dhe pa persekutime ligjore kundër cilit apo cilëve do abuzues të votave të qytetarëve të cilat sikundër dihet mundë të spekulohen në mënyra më se të ndryshme”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”.

Sipas profesorit të së drejtës, vetëm duke ndërmarr masa të menjëhershme kundër rasteve të tilla, do të kthehej besimi në drejtësi dhe në institucionet që do krijohen.

“Zinxhiri i përbërë nga qytetarët denoncues, policia , prokuroria e përfundimisht gjykata kompetente do të duhej që menjëherë të funksionalizoheshin dhe të vepronin konform me ligjin në aplikim. Në atë mënyrë ndër të tjera do të influencohej në favorin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe sigurisë juridike. Po ashtu do të influencohej edhe në krijimin e kulturës publike e politike, aq të nevojshme për vendin tonë”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”. Mirëpo ai thotë se nisur nga praktikat e kaluara, është i sigurt që as në këtë rast, e as në ndonjë tjetër, prokuroria nuk do ta ketë guximin e veprimit. “Nisur nga eksperiancat e deritashme druaj se do të dështojë persekutimi ligjor edhe i këtyre rasteve të sipërpërmendura”, tha profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)