Pamje nga aksioni në Veri, vendi i mbushur nga Njësia Speciale

  • 16 October 2019 - 08:11
Pamje nga aksioni në Veri, vendi i mbushur nga Njësia Speciale

Janë bërë edhe disa video nga aksioni i hershëm sot në Veri. Në video shihen shumë pjesëtarë të Njësisë Speciale në këtë pjesë të vendit.

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës. E gjithë kjo me një qëllim. Për arrestimin e disa personave të cilët ndërlidhen me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Për këtë rast janë arrestuar dy persona, njëri nga ta, zyrtar serb i Policisë së Kosovës, ndërkohë një tjetër është në kërkim.

Lajmin për media e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Baki Kelani i tha medias se personi i arrestuar është me inicialet R.B. ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë.

(Kosova Sot Online)