Thirrja/ Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë: Çelni negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, zgjerimi e forcon BE

  • 16 October 2019 - 08:34
Thirrja/ Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë: Çelni negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, zgjerimi e forcon BE

Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë iu bashkohet thirrjeve drejtuar vendeve anëtare që njëzëri të miratojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. 

“Në të dy vendet ekziston vetëdija e plotë se çelja e negociatave nuk nënkupton anëtarësim automatik, por një marrëdhënie më të afërt e mbikqyrje më të rreptë në zbatimin e reformave”- thuhet ne nje deklarate te Keshillit te ambasadoreve shqiptare.

Ata theksojne se “Procesi i zgjerimit gjithmonë e ka forcuar Bashkimin Europian, dhe nuk është bërë kurrë pengesë për reformimin e brendshëm të BE në përshtatje me sfidat e kohës’.

Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë, vijon me tej deklarata, – vlerëson se një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE në këto momente, do të ishin me rëndësi të jashtëzakonshme si për ritmin e reformave në dy vendet kandidate ashtu edhe për forcimin e besueshmërisë tek institucionet europiane.

(Kosova Sot Online)