Mënyra se si orkestra ushtarake e Arabisë Saudite interpretoi himnin e Rusisë, lë të habitur Putinin

  • 16 October 2019 - 08:46
Mënyra se si orkestra ushtarake e Arabisë Saudite interpretoi himnin e Rusisë, lë të habitur Putinin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është përshëndetur në Arabinë Saudite nga një interpretim i himnit kombëtar rus, i cili sipas mediave ruse, ishte “i shëmtuar”.

Po sipas mediave ruse, përcjellin mediet, performanca ishte larg nga e duhura – që lirisht mund të krahasohet me disa nga dështimet më të këqija.

Performanca e papritur thuhet se ndodhi gjatë një pritje që i ishte bërë presidentit rus në pallatin mbretëror Saudit kur u takua me mbretin Salman të hënën.

Një orkestër e tërë ushtarake, e shoqëruar nga një grup i konsiderueshëm i rojeve të nderit, performoi për të dy drejtuesit menjëherë brenda pallatit.

Duke bërë ironi, mediat ruse shkruajnë se megjithatë, himni ishte disi i pranueshëm – në fillim, të paktën.

“Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, Putin u përshëndet nga një melodi shumë e njohur. Megjithëse duke gjykuar për shprehjet e tij të fytyrës, ai nuk mund të mbante mend se ku e kishte dëgjuar më parë”, thuhet në një përshkrim.

(Kosova Sot Online )