Kush është djali i shefit të PK-së, personi i dytë i arrestuar gjatë aksionit në veri

  • 16 October 2019 - 09:10
Kush është djali i shefit të PK-së, personi i dytë i arrestuar gjatë aksionit në veri

Media  mëson se personi i dytë i arrestuar gjatë mëngjesit të sotëm nga ana e pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës është djali i Zhelko Bojiq i cili është shef i operativës së PK’së pjesën veriore në Mitrovicë.

Bojiq është në kërkim nga ana e policisë së Kosovës.

Ndërkohë gjatë bastisjes dhe arrestimit te djalit të Bojiqit, PK i ka konfiskuar atij edhe një armë.

Zhelo Bojiq- shef i operativës në pjesën veriore po kërkohet nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës si i dyshuari kryesor në fshehjen e provave qa kishin të bëjnë me vrasjen e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviqit

Policia e Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës. E gjithë kjo me një qëllim: për arrestimin e disa personave të cilët ndërlidhen me rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq. Për këtë rast janë arrestuar dy persona, njëri nga ta, zyrtar serb i Policisë së Kosovës, ndërkohë një tjetër është në kërkim.

Lajmin për medien  e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Baki Kelani i tha gazetës se personi i arrestuar është me inicialet R.B., ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë.

(Kosova Sot Online )