Drecun thotë se aksioni në veri është spektakël pas debaklit në Interpol

  • 16 October 2019 - 11:16
Drecun thotë se aksioni në veri është spektakël pas debaklit në Interpol

Kryetari i të ashtuquajturit komision parlamentar për Kosovën, Millovan Drecun ka reaguar ndaj aksionit të sotëm të policisë në veri ku u arrestuan dy persona.

Ai e ka vlerësuar këtë operacion si një spektakël pas siç tha ai “debaklit në  Interpol” dhe “demonstrim të forcës kundër pjesëtarëve serbë të policisë së Kosovës”.

Drecun tha për Radio Televizionin e Serbisë se për dijeninë e tij, njëri prej të arrestuarve kishte hetuar shefin e operacionit, duke shtuar se një sulm në drejtim të Zubin Potok ishte gjithashtu i mundur.

Ai e përshkroi aksionin “atë si një vazhdim të historisë politike në lidhje me Listën Serbe dhe margjinalizimin e saj”.

Sipas Drecun, Prishtina dëshiron të shkaktojë destabilizim të mëtutjeshëm dhe se Beogradi duhet të sillet në mënyrë racionale.

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës në veri të vendit, ka arrestuar hetuesin policor, Rade Basara dhe djalin e shefit të e operativës së policisë për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.

Ky i fundit është poashtu në kërkim të forcave të rendit.

Ata dyshohen për krim të organizuar, pjesëmarrje në fshehjen e provave dhe veprimtarive tjera që kanë të bëjnë me vrasjen e Oliver Ivanoviq.

(Kosova Sot Online)