Tmerr në dy familje shqiptare, policia arreston bashkëshortët, ja çfarë u bënin grave

  • 16 October 2019 - 11:41
Tmerr në dy familje shqiptare, policia arreston bashkëshortët, ja çfarë u bënin grave

Dy burra jane arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi ushtronin dhunë fizike ndaj bashkëshorteve, e njeri edhe ndaj femijeve.

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit: A. S., 35 vjeç, banues në Belsh. Ky shtetas, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë dhe 44 fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

S. S., 41 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij duke i kanosur me thikë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet një thikë dhe një dorezë e modifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

(Kosova Sot Online)