“Srpska”: Aksioni i sotëm në veri për të mbuluar dështimin e sërishëm në INTERPOL

  • 16 October 2019 - 13:01
“Srpska”: Aksioni i sotëm në veri për të mbuluar dështimin e sërishëm në INTERPOL

“Lista Serbe” e Goran Rakiqit ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Republikës së Kosovës në veri të vendit për arrestimin e disa zyrtarëve policorë të cilët dyshohet se kanë fshehur provat rreth rastit të vrasjes së Oliver Ivnaoviqit dhe për krim të organizuar.

Nga ky aksion janë arrestuar dy persona, ndërsa i treti është në kërim.

Sipas “Srpskas” ky aksion i sotëm i Policisë së Kosovës po bëhet për të larguar vëmendjen nga dështimi i serishëm i Kosovës për të arritur anëtarësimin ne INTERPOL.

Nga kjo parti thonë se liderët politik në Kosovë po mundohen që dështimet e tyre t’i mbulojnë duke ndjekur e arrestuar “qytetarë të pafajshëm pa kurrfarë provash”.

Në komunikatën e lëshuar në gjuhën serbe kjo parti përmend edhe faktin se bashkësia ndërkombëtare po hesht.

 “Në kërkojmë që personat e arrestuar padrejtësisht të lirohen menjëherë. Përgjegjësia për paqenë në këtë rajon dhe kujdesi për sigurinë e qytetarëve u takon, UNMIK-ut, KFOR-it dhe EULEX-it”, thuhet në komunikatë.

“Lista Serbe” që drejtohet nga Goran Rakiq është një parti e cila vepron nën direktivat e Beogradit zyrtar. Në Serbi ndërkohë është duke u strehuar një prej të dyshuarve rreth rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, Milan Radojici.

(Kosova Sot Online)