Ja kush e paralajmëron tronditjen e radhës në Kosovë, kjo është arsyeja!

  • 16 October 2019 - 16:54
Ja kush e paralajmëron tronditjen e radhës në Kosovë, kjo është arsyeja!

"Skena politike vetëm është tronditur me ndryshimin e Qeverisë, është ditur që pas zgjedhjeve do të vazhdohet me ftesa nga Gjykata Speciale", tha Grapci për "Kosova Sot Online".

Gjykata Speciale po vazhdon të "trokasë" në dyert e ish- ushtëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po ftohen për intervistim, ku vetëm në muajin e fundit kanë marrë ftesë nga Specialja 24 persona, e që nga themelimi i saj numri i të ftuarave shkon mbi 100. Por deri më tani kjo Gjykatë ende nuk ka të ngritur asnjë aktakuzë për persona të dyshuar.

E nga Organizata e Veteranëve të Luftës, është bërë të ditur se në muajin nëntor do të nisin arrestimet e para nga Gjykata Speciale.

E sipas analistëve, në skenën politike në Kosovë do të ketë tronditje pas arrestimeve të Speciales.

E lidhur me ndikimin e arrestimeve të Speciales, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti, Dardan Grapci, sipas të cilit skena politike veçse është e tronditur pas rezultateve zgjedhore.

Image
Dardan Grapci

"Skena politike vetëm është tronditur me ndryshimin e Qeverisë, është ditur që pas zgjedhjeve do të vazhdohet me ftesa nga Gjykata Speciale. Kush janë persona që janë të ftuar ende nuk dihet zyrtarisht, por një gjë është e sigurt që Policia e Kosovës duhet të merret me arrestime, përndryshe do jepet urdhër nga Gjykata Speciale tek Interpoli që të intervenoi në këto raste e duke e ditur që shumë veteran kanë të njohshëm brenda Policisë së Kosovës", tha Grapci për "Kosova Sot Online".

Sipas ti, arrestimi i tyre mund të bëhet edhe nga CIA nëse jep urdhër Amerika.

"Edhe pse Kosova zyrtarisht nuk u pranua në Interpol, kjo organizatë e ka të drejtën e plotë ligjore për të vepruar në Kosovë, ndryshe mund të ndodhë që ShBA të jep urdhër që arrestimet të bëhen direkt nga C.I.A ", potencoi Grapci.

Tutje, ai tha se është herët të flitet rreth personave që do të jenë të arrestuarit e parë të Speciales. 

"Tani është herët për të folur rrethe personave të ftuar, por për këtë do e marrim vesh pas ditëve në vijim. Uroj dhe shpresoj që të ftuarit me të vërtetë të dalin të pastër para ligjit, në qoftë se ndodhë e kundërta duhet ta pranojnë fajin dhe vet-dorëzohen e jo të presin që në orët e mëngjesit t’i shkojë në shtëpitë e tyre Policia apo ndonjë Shërbim tjetër që i ka për detyrë për t’i kryer këto arrestime", përfundoi Grapci për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)