Teoria e Jeremiq: Vuçiq do të mbetet gjatë në pushtet nëse nënshkruan pavarësinë e Kosovës

  • 16 October 2019 - 17:21
Teoria e Jeremiq: Vuçiq do të mbetet gjatë në pushtet nëse nënshkruan pavarësinë e Kosovës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, i cili tashmë bën rolin e opozitarit në Serbi, ka dhënë sot një teori, sipas të cilës Vuçiqit do t’i zgjatet jeta në pushtet nëse do të nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Sipas tij në rast se ndodh që Vuçiq të nënshkruaj marrëveshjen finale me Kosovën atëherë do të jetë shumë e vështirë që të ndërrohet pushteti në Serbi.

Jeremiq ka thënë se lidhur me këtë qëndrim ka mospajtime dhe brenda partisë së tij, mirëpo shprehet se nuk duhet lejuar që presidenti serb të finalizojë problemin me Kosovën.

“Unë e them që edhe për arsye praktike, ne nuk mund të lejojmë Vuçiqin që të finalizojë marrëveshjen me Kosovën, ashtu siç ai pretendon, përmes korrigjimit të kufijve”, ka thënë Jeremiq , shkruan Danas.

Sipas tij komuniteti ndërkombëtarë do ta mbështesë edhe për disa vite tjera pushtetin aktual në Serbi, në rast se Vuçiq do të jetë protagonist i një fianleje me Kosovën.

Nëse lejohet, do të jetë shumë e vështirë për të pasur ndryshime, derisa mbështetja ndërkombëtare për pushtetin aktual do të vazhdojë edhe për disa vite, siç ishte mbështetur Sllobodan Millosheviq pasi kishte nënshkruar marrëveshjen e Dejtonit”, ka shtuar tutje Jeremiq.

(Kosova Sot Online)