Arrestohen qindra persona për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

  • 16 October 2019 - 20:29
Arrestohen qindra persona për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Mbi 300 njerëz u arrestuan pas mbylljes së një prej “ueb-faqeve më të mëdha në botë për pornografi të fëmijëve”, thanë hetuesit britanikë.

Ueb-faqja ka pasur mbi 200,000 video, të cilat janë shkarkuar më shumë se një milion herë.

Ajo është mbyllur vitin e kaluar, pasi autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë zbuluar ekzistencën e saj.

Por, të mërkurën, zyrtarët britanikë njoftuan se 337 përdorues të dyshuar janë arrestuar në 38 vende.

Agjencia Kombëtare për Krim në Mbretërinë e Bashkuar tha se arrestimet, mes tjerash, janë bërë në Britani, Irlandë, Amerikë, Kore të Jugut, Gjermani, Spanjë, Arabi Saudite, Emirate të Bashkuara Arabe, Çeki dhe Kanada.

Pronari i ueb-faqes, Jong Ëoo Son, 23 vjeç, aktualisht ndodhet në burg në Korenë e Jugut.

Ueb-faqja, e quajtur Ëelcome to Video, drejtohej nga Koreja e Jugut dhe kishte gati tetë terabajt përmbajtje.

Prokurorët thanë që faqja ka ofruar video të akteve seksuale që përfshinin fëmijë, foshnje dhe të vegjël dhe u ka kërkuar përdoruesve të mos ngarkonin video që paraqesin pornografi vetëm për të rriturit.

Ueb-faqja është mbyllur nga një task forcë ndërkombëtare – që përfshinte agjenci nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Gjermania – pasi ka operuar për tre vjet.


(Kosova Sot Online)