Veseli konfirmon ftesën e Tribunalit Special për Abelard Tahirit

  • 16 October 2019 - 21:22
Veseli konfirmon ftesën e Tribunalit Special për Abelard Tahirit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka konfirmuar se Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë ministrit në largim të Drejtësisë, Abelard Tahirit.

“Ministri Tahiri është ftuar nga Gjykata Speciale, me ftesë zyrtare për shkak të pozicionit institucional që e ka. Duhet të jetë intervistë qartësuese në procesin që po kalon Specialja”, tha Veseli, raporton ktv.

Ai u shpreh skeptik se Tahiri mund të jetë në cilësinë të dyshuarit.

“S’mund të jetë i dyshuar. Gjykata Speciale është brenda sistemit tonë juridik. Ministri i Drejtësisë mund të jetë ftuar për çështje të qartësimit”, theksoi Veseli.


(Kosova Sot Online)