Shqiptarja tenton të djegë komshien… pasi dështon i vë flakën vetës!

  • 16 October 2019 - 22:25
Shqiptarja tenton të djegë komshien… pasi dështon i vë flakën vetës!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë mbrëmje në qendër të qytezës së Ballshit, ku një grua në moshën 60 vjeçare ka tentuar të djegë me benzinë komshien e saj, shtetasen me inicialet E.Xh.

Gruaja e identifikuar me inicialet P.T ka patur një konflikt të momentit me komshien dhe pas sherrit e ka spërkatur atë me benzinë. Fatmirësisht komshija ka arritur t’i shpëtojë 60 vjeçares duke u larguar në kohë, para se ajo të ndezë lëndën djegëse.

Në kushte të rënda psikologjike, gruaja ka hedhur benzinë dhe në trupin e saj dhe i ka vënë flakën vetes.

Fatmirësisht policia ka mbërritur në kohë dhe ka bërë të mundur që gruaja të mos digjet për vdekje, duke fikur menjëherë zjarrin.

Gruaja u transportua në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online)