Flet juristi i njohur, e godet rëndë PDK-në

  • 17 October 2019 - 07:28
Flet juristi i njohur, e godet rëndë PDK-në

Emërimi i noterëve të rinj nga qeveria në ikje, ka nxitur reagimin e ashpër të Bashkimit Evropian, ku përmes ambasadorit gjerman, Christian Heldt, kërkoi që kërkesat e BE-së të merren parasysh nga pala kosovare, përndryshe do të ketë pasoja.

Sipas analistëve politikë ministri në detyrë, Abelard Tahiri, edhe pse thotë se ka nisur reformën në sistemin e drejtësisë, me emërimi i notereve të rinj tregon të kundërtën, pasi Tahiri po mundohet të rehatojë sa më shumë militantët partiak. Madje analistët, Ministrin në largim të Drejtësisë, Abelard Tahirin e quajnë njëri servil të Hashim Thaçit, i cili punon vetëm atë që Thaçi ia kërkon.

Image
Blerim Burjani

E në lidhje me këtë temë për "Kosova Sot Online", foli juristi dhe analisti, Blerim Burjani, i cili tha se qeveria tashmë është në largim dhe askush s'mund të nxjerr vendime në këtë kohë.

"Qeveria nuk ekziston më, dhe si e tillë nuk mund te nxjerr askush asgjë pra as vendim. Nuk ka legjitimacion veprimi as funksionimin, procesi i noterisë është përplot me familjarizim politikë, PDK qëndron prapa dhe kjo parti i ka bërë dëme kapitale drejtësisë, shtetit të së drejtës, dhe përgjithësisht proceseve", tha analisti dhe juristi, Blerim Burjani.

Sipas tij, PDK-ja vazhdon ta dëmtojë sistemin e drejtësisë edhe më tej, pavarisht se doli humbëse në zgjedhjet e 6 tetorit.

"Sjelljet e këtij subjekti politik vazhdojnë të dëmton normalizim, dhe rendin e ligjin. PDK ka njerëz servil si Abelard e shumë të tjerë që janë në shërbim nepotist e partiak, secila qeveri që do të vij duhet të luftoj dukurin nepotiste e partiake përfituese, të gjithë janë në pritje për të ndal përfituesit shumë vjeçar", përfundoi juristi Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)