Zbardhen arsyet: Ja pse duhet të rrëzohet Shpend Ahmeti

  • 17 October 2019 - 07:46
Zbardhen arsyet: Ja pse duhet të rrëzohet Shpend Ahmeti

“Njerëzit pa kredibilitet më shumë dëmtojnë sesa që ndihmojnë. PSD-së së Kaqusha Jasharit, sikurse me Agim Çekun, nuk i ndezi as me Shpend Ahmetin dhe grupin e të arratisurve nga VV-ja, të cilët shpëtimin në zgjedhje e kërkuan të AAK-ja, me ç'rast, kësaj të fundit i dhanë goditjen më të madhe në 10 vjetshin e fundit. Thënë ndryshe, zgjedhjet e 6 tetorit e de legjitimuan skajshmërisht Shpend Ahmetin dhe "zogjtë" shtegtar, të cilët pas dështimit më ëndje do të ktheheshin në folenë e VV-së”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Të mashtruar për 6 vjet të plota dhe të gënjyer nga kryetari, Shpend Ahmeti, i cili në krye të Prishtinës erdhi me votat e Vetëvendosjes, pas humbjes në zgjedhjet e 6 tetorit, prishtinasit kanë vendosur t’i japin edhe një ndëshkim të dytë. Tani ata po kërkojnë shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Prishtinës.

Këtë iniciativë e ka marr Kryetari i Bashkësisë Lokale Dardania në Prishtinë, i cili e akuzon Shpend Ahmetin për të gjitha të këqijat që i ndodhën kryeqytetit në mandatin e qeverisjes së tij, për çka edhe u ndëshkua me votë në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Shpend Ahmeti më nuk duhet të qëndroj ne krye të Prishtinës, ky monstrum, kjo fundërrinë duhet dhanë dorëheqje, patjetër ballafaqim me ligjin, për korrupsion hajni, shantazha dhe keqpërdorim pozite, ky vazhdon të qëndron te jetë ne krye të Prishtinës me votën e vjedhur. Kjo është fytyra e Shpendit , shikoni sa është votuar Shpend Ahmeti në zgjedhjet e 6 tetorit”, tha Kamberaj për “Kosova Sot Online”, duke arsyetuar nismën për shkarkimin e tij.

Image
Florim Zeqa

Për këtë iniciativë ka folur edhe analisti politik, Florim Zeqa, i cili e arsyeton tërësisht zhgënjimin qytetar dhe ngritjen e tyre me veprime demokratike për marrjen e mandatit kryetarit të dështuar Shpend Ahmetit.

“Dështimi skandaloz i PSD-së në zgjedhjet e tetorit, e determinoi edhe fundin e turpshëm në politikë të kryetarit të saj, Shpend Ahmeti. Një fund të shpejtë e paralajmëron nisma e qytetare për shkarkimin e tij, më konkretisht nisma e kryetarit të Bashkësisë Lokale të Dardanisë, Safet Kamberaj, i cili edhe para tri vitesh kishte kërkuar shkarkimin e Shpend Ahmetit nga pozita e kryetarit të Komunës së Prishtinës. Tani, dhe ai po e kërkon përsëri një gjë të tillë pas humbjes së plotë të legjitimitetit të votës nga kryetari Shpend Ahmeti në zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe duke bërë analizën e dështimit të plotë dhe degradimit të Prishtinës, në 4 vitet e mandatit të parë dhe tani në vazhdimin e mandatit të dytë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, është veprim i qëlluar tani nga kryetari i Bashkësisë Lolake në Dardani, Safet Kamberaj, që nismën personale për shkarkimin e kryetarit të Prishtinës e ka kthyer në një peticion qytetar kundër Ahmetit, për të cilin thotë se ka përkrahje edhe nga OJQ të ndryshme dhe nga qytetarët e Prishtinës.

“Sepse kryetari aktual i ka dhënë imazh të keq edhe vetë kryeqytetit me veprimet e tij dhe humbjen që pësoi në zgjedhjet e fundit. Njerëzit pa kredibilitet më shumë dëmtojnë sesa që ndihmojnë. PSD-së së Kaqusha Jasharit, sikurse me Agim Çekun, nuk i ndezi as me Shpend Ahmetin dhe grupin e të arratisurve nga VV-ja, të cilët shpëtimin në zgjedhje e kërkuan të AAK-ja, me ç'rast, kësaj të fundit i dhanë goditjen më të madhe në 10 vjetshin e fundit. Thënë ndryshe, zgjedhjet e 6 tetorit e de legjitimuan skajshmërisht Shpend Ahmetin dhe "zogjtë" shtegtar, të cilët pas dështimit më ëndje do të ktheheshin në folenë e VV-së”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)