Këto janë votat që ende nuk janë numëruar

  • 17 October 2019 - 08:25
Këto janë votat që ende nuk janë numëruar

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 6 tetorit po arrin drejt fundit. Tashmë kur kanë kaluar 10 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve kanë mbetur po numëruar edhe rreth 26 mijë vota.

KQZ, gjatë ditës së sotme do të numërojë 24 mijë votat me kusht dhe rreth 2 mijë vota të  personave me nevoja të veçanta.

Këto vota do të numërohen pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës.

Ndërkohë që sot në orën 09:30 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës ku pritet të vendoset rreth kërkesës së Qendrës së Numërimit të Rezultateve për rinumërim të  votave në disa vendvotimeve.

(Kosova Sot Online)