Gjykata Speciale fton ish-eprorin e Zonës së Llapit

  • 17 October 2019 - 11:49
Gjykata Speciale fton ish-eprorin e Zonës së Llapit

Gjykata Speciale sot ka ftuar edhe një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu ka njoftuar kreu i OVL-UÇK-së, Hysni.

Gucati ka shkruar në Facebook se sapo është njoftuar se është ftuar për intervistim Sali Mustafa, që në kohë të luftës kishte qenë epror i Zonës Operative të Llapit.

“Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka shkruar Gucati.

Shkrimi i plotë:

Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesë, si i dyshuar, për veteranin Sali Mustafa – Cali, i cili gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit.
Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë.

(Kosova Sot Online)