Akuzat e rënda nga PDK, vjen thirrja e ashpër: Ja e vërteta e manipulimit të PAN-it...

  • 17 October 2019 - 13:06
Akuzat e rënda nga PDK, vjen thirrja e ashpër: Ja e vërteta e manipulimit të PAN-it...

“Kësaj radhe PDK-ja e nxori në sipërfaqe një "margaritarë" të ri, e nxori anëtarin më të ri dhe kandidatin më të pafajshëm për deputet në Kuvendin e Kosovës, komandantin e betejës së Koshares, zotin Hisen Berisha që të flas në emër të PDK-së dhe për të lansuar akuza për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe humbjen e PDK-së, duke akuzuar përfshirjen e shërbimeve të huaja në proces zgjedhor”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online” .

Zyrtarët e PDK-së të mësuar për të qenë vazhdimisht në pushtet, nuk mundë të pajtohen assesi me ndëshkimin që iu dha qytetari i zhvatur nga qeverisja e inkriminuar, e dominuar kryesisht nga klani Pronto dhe eksponentët e tij.

Për humbjen e zgjedhjeve të 6 tetorit, po vazhdojnë të shpikin edhe fajtor “jashtëtokësor” për përmbysjen e ish qeveritarëve të deritashëm të korruptuar dhe shkuarjen e tyre në opozitë.

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka folur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe humbjen e PDK-së, duke akuzuar përfshirjen e shërbimeve të huaja në proces zgjedhor, atij rus, që sipas tij kanë krijuar parakushte me një tërmet të tillë për ta sjellë në pushtet opozitën LVV- LDK.

Lidhur me këtë hedhje faji diku tjetër, e ka komentuar dhe reaguar analisti politik, Florim Zeqa, i cili befasohet se si kanë ndryshuar qëndrim zyrtarët e PDK-së pas pranimit real të rezultatit humbës nga kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Image
PAN

Analisti Zeqa thotë se kur Kadri Veseli doli në mënyrë burrërore dhe e pranoi humbjen në zgjedhje, të gjithë e vlerësuan si akt moral dhe nivel të lartë politikë, mirëpo ditëve të fundit kapësit e deritanishëm të shtetit, për të arsyetuar humbjen e thellë në zgjedhje kanë filluar të shpikin fajtorë të pa qenë dhe “jashtëtokësor" për të arsyetuar humbjen.

“Kësaj radhe PDK-ja e nxori në sipërfaqe një "margaritarë" të ri, e nxori anëtarin më të ri dhe kandidatin më të pafajshëm për deputet në Kuvendin e Kosovës, komandantin e betejës së Koshares, zotin Hisen Berisha që të flas në emër të PDK-së dhe për të lansuar akuza për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe humbjen e PDK-së, duke akuzuar përfshirjen e shërbimeve të huaja në proces zgjedhor, që sipas tij kanë krijuar parakushte me një tërmet të tillë, për ta sjellë në pushtet opozitën LVV- LDK. “Është ky influencim rus, por jo i drejtpërdrejtë, por përmes Turqisë dhe Serbisë… por ne jemi dëshmitar të gjithë këtu se BE-ja ka miratuar një buxhet të veçantë pikërisht rreth kësaj teme për influencimin rus në rajon”, ka thënë Hisen Berisha i influencuar nga padronët e PDK-së”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online” . 

Sipas Zeqës, është e pa ndershme tani që të kërkohet faji diku tjetër, kur edhe qytetari më i pa informuar po të pyetet, do të deklarohet dhe ta gjej fajtorin e vërtetë që ka sjell humbjen e këtyre zgjedhjeve nga ish partnerët kapës të shtetit, sepse të gjithë e kanë bartur mbi kurriz peshën e keq qeverisjes së tyre.

Analisti Zeqa i preferon Hisen Berishës që sa më herët të distancohet nga mashtrimet dhe lojërat e PDK-së, ndryshe do të jetë vonë dhe e dëmshme për karrierën e tij të pastër dhe krenare si ushtarak i karrierës dhe meritat që ka në betejat e UÇK-së.

“Kjo është një hedhje e gurit dhe fshehje e dorës nga eksponentët e lartë të PDK-së. Ky nuk mund të jetë mendim dhe as vlerësim personal i zotit Berisha, sikurse që nuk është në natyrën e personalitetit të tij, si oficerë i karrierës të lëshohet në këto gjëra sa imagjinare po aq konspirative. Urojë që ky të jetë lëshimi i parë dhe i fundit i zotit Berisha, i personalitetit më të virgjër politikisht në radhët e PDK-së. Urojë që zoti Berisha të nxjerrë mësimin e duhur nga ky lëshim politik nga pozicioni i PDK-së. Largimi sa më parë nga pozicioni (PDK-ja) do t'i ndihmojë atij të kuptojë më lehtë të vërtetën e humbjes së PDK-së dhe kapësve të shtetit në përgjithësi. Mbase frustrimi i zotit Hisen Berisha për të kandiduar nga PDK-ja si kandidat për deputet ka qenë i arsyeshëm, por jo edhe qëndrimi më i gjatë në këtë subjekt politik, në të cilin dhe për të cilin nuk e lidhë asgjë profesionale dhe as ideologjike”, përfundoi analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)