Prizren: Lëndohet një person në vendin e punës, gjendja e tij është kritike

  • 17 October 2019 - 13:34
Prizren: Lëndohet një person në vendin e punës, gjendja e tij është kritike

Një person është lënduar derisa ishte duke punuar në një fabrikë të peletit në Prizren, është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. 

“Me datë 16.10.2019 rreth orës 18:30 dyshohet se ka ndodhur incidenti ku një person është lënduar gjatë punimeve në një fabrikë të peletit në Prizren, fillimisht është dërguar në emergjencë në Prizren dhe pastaj në QKUK në Prishtinë. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes dhe njësitë relevante së bashku me inspektorin e punës ka kryer shikimin e vendit te ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj.

Osmanollaj ka bërë të ditur se është njoftuar prokurori kujdestar, ndërkaq gjendja shëndetësore e personit të lënduar konsiderohet kritike për shkak të lëndimeve të marra.

(Kosova Sot Online)