Konfiskohen armë dhe municion, në Gjakovë

  • 17 October 2019 - 14:47
Konfiskohen armë dhe municion, në Gjakovë

Njësia e Hetimeve  të  Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare- Perëndimi në Gjakovë, në bashkëpunim me njësitë tjera të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, kanë realizuar një operacion policor.

Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhër kontrollit të lëshuar nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.

Plani operativ “ARMËT”  është kryer në fshatin Fshej të Gjakovës, me ç’rast gjatë bastisjes janë konfiskuar  sasi e konsiderueshme armësh, municioni dhe mjete të tjera të ftohta  si: 

•         2 AK 47,

•         1 revole,

•         290  fishekë të kalibrave të ndryshëm,

•         7 karikatorë të armëve AK-47

•         4 copë krehër të fishekëve

•         1 pastrues të armëve,

•         2 shufra metalike,

•         3 thika ushtarake,

•         1 boks hekuri.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbulimin dhe parandalimin e dukurive negative, përfshirë edhe parandalimin e posedimit të armëve pa leje.

(Kosova Sot Online)