Arrestohen tre persona, dyshohen se nga fajdeja kanë përfituar para dhe tokë

  • 17 October 2019 - 16:09
Arrestohen tre persona, dyshohen se nga fajdeja kanë përfituar para dhe tokë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar për fajde dhe detyrim. Atqa dyshohen se duke filluar nga viti 2014, kanë përfituar duke ofruar fajde në shumën prej 33 mijë e 500 euro ndaj tre ankuesve dhe nga fajdeja kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme njëzet mijë euro dhe 8.8 ari tokë me vlerë rreth 80 mijë euro.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se personat e arrestuar lidhur me këtë rast S.M, B.M dhe B.M.

Gjatë kontrollit në shtëpi dhe dy lokale janë gjetur dhe janë sekuestruar: gjashtëmbëdhjetë (16) dokumente/kontrata mbi shitblerjen e pronave dhe automjeteve, tre mijë e tetëqind e pesëdhjetë (3850) euro dhe një telefon mobil.

“Të dyshuarit në periudha të ndryshme kohore, duke filluar nga viti 2014, dyshohet se kanë përfituar duke ofruar fajde në shumën prej 33 500 (tridhjetë e tre mijë e pesëqind) euro ndaj tre ankuesve dhe nga fajdeja kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme njëzet mijë (20 000) euro dhe 8.8 ari tokë me vlerë rreth 80 000 (tetëdhjetë mijë) euro”, thuhet në komunikatë.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, ndërsa po vazhdohet me hetime për të grumbulluar dëshmi relevante edhe për dy të dyshuarit e tjerë. /Gazeta Express

Komunikata e plotë e Policisë:

Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prizren, në fillim të qershorit të këtij viti, ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për përfshirjen e disa të dyshuarve në veprimtari penale.

Pas fazës së hetimit fillestar hetuesit policorë kanë siguruar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për zbatim të masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit. Gjatë zbatimit të masave dhe veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi të mjaftueshme se të dyshuarit janë të përfshirë në kryerjen e dy veprave penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.

Të dyshuarit në periudha të ndryshme kohore, duke filluar nga viti 2014, dyshohet se kanë përfituar duke ofruar fajde në shumën prej 33 500 (tridhjetë e tre mijë e pesëqind) euro ndaj tre ankuesve dhe nga fajdeja kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme njëzet mijë (20 000) euro dhe 8.8 ari tokë me vlerë rreth 80 000 (tetëdhjetë mijë) euro.

Mbi bazën e këtyre dyshimeve, më 17.10.2019 është zbatuar urdhëresa e Gjykatës Themelore Prizren për urdhër-kontroll, ku janë kontrolluar tri shtëpi dhe dy lokale përcjellëse, pronë e tre të dyshuarve.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

· S. M. lindur me 1970 m/sh/k

· B. M. lindur me 1981 m/sh/k

· B. M. lindur me 1966 m/sh/k

Gjatë kontrollit në cilësi të dëshmive janë gjetur dhe janë sekuestruar:

– gjashtëmbëdhjetë (16) dokumente/kontrata mbi shitblerjen e pronave dhe automjeteve;

– tre mijë e tetëqind e pesëdhjetë (3850) euro;

– një telefon mobil.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, ndërsa po vazhdohet me hetime për të grumbulluar dëshmi relevante edhe për dy të dyshuarit e tjerë.


(Kosova Sot Online)