Haradinaj: I pengova Thaçin, Ramën e Vuçiqin që ta ndanin Kosovën, i shpëtova 10 miliardë euro

  • 17 October 2019 - 19:34
Haradinaj: I pengova Thaçin, Ramën e Vuçiqin që ta ndanin Kosovën, i shpëtova 10 miliardë euro

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë ka thënë se e parandaloi grabitjen e 10 miliardë eurove, plan ky që do të realizohej përmes ndarjes së Kosovës. Ai gjithashtu për këtë projekti akuzon treshen Vuçiç-Thaçi-Rama të cilët ishin ideatorët e planit për ndarjen e Kosovës.

“Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të realizohej nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiq dhe Rama, ishin bashkëpuntorë  në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera  e Trepçes, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Tutja, Haradinaj tha për taksën se Kurti bën gabim të madh nëse e heq atë.

“Albin Kurti nëse e heq këtë taksë, bën gabim të madh”, ka thënë Haradinaj në Oranews.

Haradinaj thotë se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka punuar kundër Kosovës, ndërsa Ditmir Bushati rezistoi kundër planit për ndarjen e Kosovës, derisa e larguan për të sjellë Cakajn, që ishte shumë aktiv, duke promovuar ndërkombëtarisht këtë projekt.


(Kosova Sot Online)