Ish-ushtari britanik që shërbeu në Kosovë ndjek hajnin e motorit në këmbë

  • 17 October 2019 - 23:28
Ish-ushtari britanik që shërbeu në Kosovë ndjek hajnin e motorit në këmbë

Një ish-ushtar britanik që ka shërbyer edhe në Kosovë është bërë i njohur në Britani të AMdhe pasi ka zënë hajnin e një motoçiklete në këmbë.

Ish-bombarderi Carl Mitchell-Brown e vërejti hajnin në hyrjen e një tregu të makinave në Cheltenham. 38 vjeçari e pa në kamera hajnin i cili kishte një kapele në kokë i cili mori një motor me vlerë prej 3 mijë funtave ku ai punon si menaxher i degës.

“Nuk e mendova shumë. Isha në ushtri për 13 vite, dhe atje mësohesh të reagosh menjëherë”, tregoi ai.

“Po, ai mund të kishte ndonjë thikë apo diçka, është në pyetje jeta e jote”

Ai e ndjeki deri në fund të rrugës dhe hajni u dorëzua pastaj.

“Ai ishte në rrugë. Unë vetëm e ndjeka atë djalin deri në fund të rrugës. Ai kishte shkuar 100 metra larg dhe pastaj e zura”, tha ai.

Kur ai e kishte arritur, hajni kishte lënë në rrugë motoçikletën dhe kishte vazhduar duke vrapuar. Askush nuk u lëndua fatmirësisht dhe as mjeti nuk u dëmtua. 


(Kosova Sot Online)